Melisa dhe Andi kanë qenë dyshja më e diskutuar gjatë këtyre javëve të fundit. I pari që hodhi akuza për një lidhje mes tyre ishte Fatjoni dhe më pas u ndoq nga Shqipja.
Madje kjo e fundit u shpreh me bindje se dyshja kishin nisur të bashkjetonin me njëri-tjetrin, në një intervistë për Top Albania Radio.
Ndërkohë syrit të publikut, nuk i shpëtojnë disa detaje dhe këtë herë bëhet fjalë për Shqipen, e cila çuditërisht duket se ka dalë në kafe me çiftin, Andin dhe Melisën.
Këto ditë Melisa publikoi disa video e foto me Andin në kafe, ku sipas saj janë në mënyrë shoqërore dhe meqenëse ndjekësit dhe portalet kishin folur kaq shumë për lidhjen e tyre.
Mirëpo në videon e saj të postuar në Instagram, përveç Andit dëgjohet fare mirë edhe zëri i Shqipes, kjo video është postuar në aplikacionin ‘TikTok’ dhe të gjithë kanë komentuar duke pohuar se Shqipja ndodhet aty.
Shqipja, në intervistën e dhënë më herët për TAR, tregoi se e vlerëson Andin si shok dhe se është djalë i mirë, madje ajo për Melisën nuk ka deklaruar ndonjë akuzë fyese ashtu siç ka bërë për Tean.
Siç duket, Shqipja qenka bërë mikesha e çiftit të shumëpërfolur, por që ende nuk e kanë pranuar dhe vazhdojnë ta mohojnë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës