Gazetari Arian Çani ka bërë një monolog në hyrje të emisionit të së premtes “Zonë e lirë”. Ai është ndalur te debati për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke nënvizuar se pushteti nuk pyet për artistët që mundohen me metoda evropiane të kundërshtojnë qeverinë.
“Pushteti dhe shoqëria janë gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin. Them shoqëria dhe jo “populli” sepse “populli” është një nocion abstrakt, ndaj them shoqëria. Ata janë në vazhdimësi përballë njëri-tjetrit pasi “pushteti” kërkon gjithmonë të marrë për vete.
Jeta është xhungël. Qesh shpesh me njerëzit që kërkojnë të mos prishet Teatri Kombëtar pasi ata me arsye kërkojnë të tregojnë pse nuk duhet të prishet ajo godinë.
Por pushteti nuk pjerdh për ata. Kjo sepse pushteti nuk dëgjon nga ajo anë. Edhe unë po të isha nuk do të dëgjoja nga jo anë, por do të dërgoja ruspat për ta prishur” – tha Çani.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...