Reperi i njohur, Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, ku gjatë intervistës, Roza e pyeti për një status që ai kishte bërë pak kohë më parë. Stresi sulmonte një fenomen që ndodh rëndom ditët e sotme, prostitucioni i niveleve modern. Reperi u shpreh se i vjen keq që vajzat shqiptare shkojnë me burra të martuar në moshën e baballarëve dhe tha se këtë fenomen e sheh shpesh.
“Unë nuk i kam sharë thjesht jam munduar të paktën kur t’i zerë gjumi t’i kujtojnë ato fjalë që kam folur dhe të mbledhin veten. E vetmja këshillë që unë kam për femrat është që të arsimohen më shkollë shumë, të kenë një punë të tyrën, të mos rrinë kot gjithë ditën, ekonominë ta kenë të tyren e të mos varen fare nga askush. Nuk do ishte kurrë kështu situata nëpër Tiranë. Femra shqiptare është për të ardhur shumë gjynah shumica se si kanë përfunduar nëpër rrugëve të Tiranës, nëpër jetën e natës. Mua më shohin sytë atë që nuk sheh askush. I kam parë me syte e mi, shkojnë me moshën e baballarëve tanë shembulli më i poshtër, i përshtirë dhe i degjenuar që mund të ketë një femër. Femra 18 vjeç për çfarë po shkon me një burrë në moshën e babit tim, me barkun deri këtu? Se është i bukur? Se është i pastër? Jo! S’është ‘nikoqir’ në atë moshë. Na ka ardhur në majë të hundës dhe po vazhdon”, u shpreh Stresi.
Reperi tregoi se pasi ka postuar statusin ku sulmonte këtë fenomen, shumë vajza e kanë hequr nga Instagrami. Stresi zbuloi edhe mesazhet që i kanë çuar me dyshimin se ai di diçka.
“Më kanë bërë ‘unfollow’ gjithë femrat e këqija. Jam shumë i lumtur. Pasi postova statusin shumë goca më shkruajtën: Se mos të shkon mendja për ne”, tregoi Stresi.
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...