Shpërthen Olti Curri: Alketa të lërë mikrofonin, Vera si shitëse e pashpresë

17:52 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas largimit të Linda Reit nga gara e spektaklit ‘Dance with me’ u hapën debate të shumta lidhur me ketë spektakël, me konkurentët si dhe me drejtuesit e tij.

Kritikat e Lindës ishin të shumta në adresë të regjisores se spektaklit, të anëtarëve të jurisë si dhe të mënyrës se si konkurentët trajtoheshin aty.

E pas largimit të Lindës ka reaguar edhe Olti Curri në Facebook ku ka shkruar: ‘ Sinqerisht më vjen keq për largimin e Linda Rey nga Dance with me, sepse këtë vit ishte e vetmja që mbante spektaklin gjallë me lirshmëri, sinqeritet dhe debat…të mbeturit në garë pjesa më e madhe bashkë me jurinë ngjajnë me manekinet e lirë të dyqaneve kineze të Myslym Shyrit komplet prej plastike, pa gojë dhe pa vrimë për të dhjerë…dhe mbi të gjitha pa tru për të artikuluar një mesazh që ja vlen për ta dëgjuar nga familjet shqiptare…Alketa nuk ka çfarë të bëjë vetëm të lërë mikrofonin edhe të fillojë të kërcejë vetë (si Ventura që nga orezantuese shkoi në Isola dei famosi si konkurente ) madje me vjen keq edhe që Grabocka duket si shitëse e pashpresë në këtë dyqan me manekine të gjymtuara…’.

43586-640-0-59d37edf073b8 43588-640-0-59d37edf07e41

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme