Google ADS

Shpërthejnë debatet, Olsi kërcënon Kein, Damiano: Është si Ervini!

14:43 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Mëngjesi ka nisur me ironi për Kein.
Ajo hedh fjalë dhe në shënjestër të tyre është Olsi dhe Fiorentina.

“Ke ndonjë gjë me mua?!”, e pyet Olsi dhe Kei ja kthen “jo”.

“Thashë mos kishe ndonjë gjë me mua dhe ngrije kokën e më flit në sy”, vazhdon ai.

Në ngacmimet mes tyre përfshihet edhe Fiorentina, që i kundërvihet Keit.

“Fior, ti je bërë si ata të futbollit që komenton çdo njeri, që ka topa në ajër”, i thotë ajo.

“Topi i parë je ti”, ja kthen Fiorentina.

Kei-Vivi dhe Olsi-Fiorentina janë dy nga çiftet që janë në nominim këtë javë, kjo gjë ka sjellë edhe rritjen e tensionit mes këtyre të fundit me Kein.

Pasi janë ngacmuar disa herë me ironi me njëri-tjetrin ditën e sotme, Kei dhe Damiano i flasin Musës, që po bën palestër me Olsin dhe Benardin, por duket se fjalët i kanë për Olsin.

“Musa hajde rri pranë meje rehat. S’jemi ne për palestër, ne jemi për noj film a teatër. Pse i bie në qafë palestrës. Leje palestrën”, shprehet Damiano.

Ndërsa Kei i thotë “Leje Musa se ta kemi kuptuar stilin. Musa po deshe… Muri me murin shkon takohet te cepi”.

Në këtë moment ka reaguar Olsi që i është kthyer Keit, “O muri, ca ke o muri. Leje se po të vij një herë përballë çfarë kishe. Ma thuaj se e lash stërvitjen”.

Por Olsi, qartazi i nervozuar, e tepron me fjalët që përdor me Kein, duke u dhënë formën e një kërcënimi. “A ke me sqaruar gjë: Se do e thyesh stekën në kurriz. Se kur gjuan me sponde në bilardo të thyhet steka në kurriz dhe ta merr gojën. Të ikën si salçiçe tymosur. A ke ndonjë gjë për mua. Fol o teta bilardo, je bo si numri ters mbaroi loja jote mbaroi u kuptua shumë mirë, shyqyr jemi në nominim bashkë”, u shpreh Olsi.

Pasi Kei ka marrë një dozë kërcënimesh nga Olsi i revoltuar nga fjalët me kunja që ka përdorur ajo, Damiano shprehet se si Olsi edhe Ervini janë të ngjashëm, duke marrë si shembull pikërisht ngjarjen e fundit.

“Nuk ka ndryshim nga dyshi, ta kam thënë”, i thotë Damiano Keit, duke nënkuptuar Ervinin. Por ai sheh një ndryshim “Vetëm se ai e bën më të zbutur, por koncepti mbetet i njëjtë”.

Ndërsa Kei më pas bën ironi me përmendjen e stekave që bëri Olsi. “Po në krevat me stekë flihet. Shyqyr s’na hedhin ndonjë provë me bilardo me numrin tete jam bo si ters jam bo. Që do jetë javë e gjatë do të jetë. Këtu në Tiranë, a di ca pihet…stekë që me mëngjes dhe pale kur ta thyejnë pastaj”, i thotë ajo, Xhenit, e cila e pandeh me të vërtetë se është një lloj kafeje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme