Për nder të ditës Botërore të Teatrit, ministri i Kulturës Kujtim Gashi i ka ndarë çmimin për vepër jetësore, aktores, Myrvete Kurtishit.
Gashi ka ndarë edhe çmimin për shfaqjen më të mirë e i cili kësaj radhe ka shkuar për Teatrin e Prizrenit ”Bekim Fehmiu”me shfaqjen “Armiku i Popullit” të regjisorit Fatos Berisha, ndërsa çmimi për regjisorin më të mirë për shfaqjen “Ata që ikin”, i është ndarë Kushtrim Bekteshit.
Ministri Kujtim Gashi tha se juria ka bërë një punë të shkëlqyeshme me punën e tyre profesionale që kanë vendosë për aktorët më të mirë të vitit 2017. Ai theksoi se si Ministri vlerëson punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që po tregojnë sukses.
“Me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka vendosur për ndarjen e çmimeve vjetore për teatër, është një punë e shkëlqyeshme që ka bërë një juri profesionale të cilët kanë pas kompetenca të plota me vendosë për atë në aspektin profesional që kanë mendu se aktorët dhe gjithë njerëzit që kanë punuar gjatë vitit 2017 me punën dhe veprimtarinë e tyre për teatër dhe unë jam shumë I bindur që vendimi i tyre ka qenë shumë profesional kurse dhe neve si Ministri na mbetet që ta vlerësojmë punën e juaj, përkushtimin e juaj që keni pasur gjatë vitit 2017 dhe të njëjtën kohë të inkurajojmë që edhe në vitin 2018 të jetë vit i njëjtë për ju, për angazhimet e juaja , për punën e juaj”, tha Gashi.
Regjisori dhe profesori, Luan Daka bëri të ditur se juria e përberë nga Vlora Nikqi, Nëntor Fetiu, Mirsad Ferati dhe Liridon Cahani kanë marrë vendime për përzgjedhjen e çmimeve vjetore për vitin 2017 për aktorët më të mirë kosovarë. Po ashtu tha se çmimi vjetor për aktorin më të mirë nuk është ndarë për këtë vit.
Fituesja e çmimit për veprën jetësore, aktorja Myrvete Kurtishi tha se asnjëherë në jetë nuk ka pasur emocione më shumë se sa në këtë ceremoni, që sipas saj çmimin e sapo fituar e ka pritur qe 40 vjet.
“Ndoshta isha dalë para 1 mijë vetave me dhënë shfaqjen pa m’u dridhur duart, pa m’u dridhur goja , por kjo është që prisja 40 vjet . E falënderoj ministrin e Kulturës, e falënderoj jurinë me të cilët kam punuar me vite të tëra dhe kanë pasur besimin të ma japin këtë çmim”, tha Kurtishi.
Të pranishëm në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve ishin edhe aktorë tjerë të teatrove të qyteteve të ndryshme.
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...