Shpati publikon portretin familjar me djalin e posalindur

10:24 | 25 Janar 2022
A. B.

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi mbrëmë është bërë baba për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur nga partnerja e tij, Selvije Jao, në një postim të shpërndarë në Instagram, shkruan arbresh.info

Ata janë gëzuar me ardhjen në jetë të një djali për të cilin kanë zgjedhur emrin e veçantë Roel.

Shpati ka publikuar portretin e parë si familje tani tre anëtarëshe.

Kujtojmë se, Shpati dhe Selvija janë fejuar e martuar pa ceremoni të madhe vitin e kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme