Google ADS

Shpat Kasapi tregon si u ndje kur mori vesh që Afërdita Dreshaj u martua

23:34 | 11 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi patën një lidhje 6-vjeçare të cilës i dhanë fund në 2013-ën. Rrugët e tyre u ndanë jo dhe aq paqësisht.

Por  në muajin qershor të këtij viti, Afërdita kurorëzoi në martesë lidhjen 2-vjeçare me partnerin e saj, Jukubin.

Shpat Kasapi gjatë rubrikës së lojës “Ndaje ose pije”, është pyetur rreth ish të dashurës së tij, Afërdita Dreshaj.

Gjatë lojës ai u pyet se çfarë ndjeu kur dëgjoi për martesën e kësaj të fundit.

Pa u menduar 2 herë, Shpati tha se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh kur mësoi se Afërdita u martua.

“U rehatova!”- u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme