Shpat Kasapi rrëfen fëmijërinë: ‘Kam shitur kokoshka kur isha 8 vjeç’

00:19 | 6 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Shpat Kasapi ka rrëfyer në një intervistë për “Ora News” jetën e tij që nga fëmijëria duke treguar detaje të panjohura më parë.

Këngëtari i njohur i showbizit shqiptar, ka zbuluar se ka filluar të punojë në një moshë fare të vogël, vetëm 8 vjeç, duke shitur kokoshka.

“Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”, tha Shpat Kasapi.

Gjithashtu Shpati, rrëfeu se ka qenë një fëmijë problematik, pasi edhe e kanë përjashtuar nga shkolla.

“Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi është ma fishkëllente ndonjë (qesh)”

Kujtojmë se Shpat Kasapi u bë baba para disa ditësh, pasi erdhi në jetë djali i tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme