Google ADS

Shpat Kasapi ia shpreh publikisht dashurinë partneres

14:01 | 15 Shtator 2020
Arbresh.info

Këngëtarit Shpat Kasapi, ka nisur një romancë të re e që nuk i shpëtoi syrit të paparacëve.

Artisti i njohur nga Maqedonia e Veriut u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga kafenetë e Shkupit, ku çifti dukej shumë i afërm me njëri-tjetrin.

Madje, artisti ishte fotografuar pranë saj në një mbrëmje, e tash ata nuk e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në fotografinë e fundit të Shpatit, e dashura nuk hezitoi t’i komentonte me një emoji kurore dhe një zemër të kuqe.

Ndërsa, Shpati i replikoi menjëherë me fjalët e ëmbla, duke shkruar  “Ti je plot dashuri” dhe ia bashkëngjiti edhe dy zemra.

Kujtojmë se Shpat Kasapi është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ndërsa aktualisht po shijon suksesin e atyre të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme