​Shoqe me ishat e Ledrit, Sara Hoxha: Më shajnë për Dafinën, “si rri me atë”!

08:47 | 28 Korrik 2022
A. B.

Një prej temave që u prek në intervistën e blogeres Sara Hoxha për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ishte marrëdhënia shumë e komentuar me personat që Ledri ka pasur një lidhje më parë.
Ajo është kritikuar për miqësinë që ka me Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën, të cilat kanë qenë më parë të dashurat e Ledrit.

Sara shprehet se nuk ka asgjë të keqe kur ato janë persona të mirë dhe u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prap” tha Sara.

Kujrtojmë se Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme