Shoqatat myslimane të Senegalit e shpallin “persona non grata” Rihannën

20:31 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rihanna është shpallur “persona non grata” nga një grup organizatash fetare në Senegal, e cila po akuzohet se e ka ndërmend të promovojë homoseksualizmin në bashkëpunim me Masonët.

Ylli amerikano-latin është planifikuar të marrë pjesë në një konferencë rreth edukimit në vendin perëndimor afrikan, së bashku me presidentin francez,

Emmanuel Macron, në rolin e saj si ambasador për Partneritetin Global për Arsimin.

Por, një grupim prej 30 shoqatave islamike kanë nisur një iniciativë “No to Freemasonry and Homosexuality”, i kanë kërkuar qeverisë senegaleze të anulojë vizitën e saj.

“Rihanna nuk e fsheh atë: ajo është pjesë e Illuminatit, një degë e Freemasoneve”, tha Cheikh Oumar Diagne për Jeune Afrique, i cili dukej se i kishte besuar teorive të konspiracionit në internet rreth besimeve të Rihannës, transmeton Telegrafi.

Organizatat fetare janë të fuqishme në Senegal, e cila ka një popullsi mbi 90 për qind të religjionit islam, por është i njohur për një vend tolerant, ku myslimanët dhe të krishterët festojnë së bashku festat e tyre.

Theksojmë se Partneriteti Global për Arsimim përpiqet të mbledhë fonde për edukimin e fëmijëve të varfër në 65 vende të botës.

GPE ka ambicie të mbledh rreth dy miliardë euro deri në vitin 2020 dhe të përsërisë sukseset e arritura në shëndetin global. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme