Kanë “shpërthyer”, komentet dhe reagimet pas avantazhit të cilin e mori Kiara, duke parë informacione nga jashtë.
Në informacione ishin pjesë edhe miqtë e Kiarës.
Kjo pasi në titujt e portaleve thuhej se ata ishin kundër lidhjes së saj me Luizin.
Niko Komani, shoku i ngushtë i Kiarës, ka reaguar sërish duke thënë se është shumë pro lidhjes së saj dhe se Luizi po e trajton si mbretëreshë.
“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty”, ka shkruar ai.
Më tej Niko ka kërkuar të mos përmendet më tema e Butrintit. “Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur! Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ka shtuar stilisti.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...