Shoku i fëmijërisë vdes një javë para takimit me Ibrahim Tatlisesin

16:19 | 13 Qershor 2019
A. B.

Ibrahim Tatlises ditë më parë publikoi një fotografi të rrallë në rrjetet sociale.

Këngëtari turk kishte vite që nuk e kishte takuar shokun e vegjëlisë, Nesih Karatas.

Ky i fundit u bë i gjallë pas shume vitesh në orët e vona dhe bisedoi për ca minuta me Tatlisesin, të cilin nuk e kishte takuar rreth 40 vjet.

Por, gjersa po planifikonin që në ditët në vijim të takohen në qytetin e Izmirit, shoku i rinisë së Ibos ka ndërruar jetë.

“Nëse ju kujtohet, unë e ndava këtë foto ditë më parë teksa kërkoja ta takoja mikun tim të vjetër. Por, pasi lamë takimin, mora lajmin se Nesih Karatas ka ndërruar jetë. Shpresoj se varri tij të bëhet xhenet dhe u uroj shëndet miqve të tjerë”, ka shkruar në Instagram, Tatlises.

Familjarë të shokut të këngëtarit kanë pohuar se Karatasin ka pësuar një sulm në zemër teksa mezi priste të takohej me 65-vjeçarin.

Ndryshe, Tatlises ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re ndërsa është duke punuar për një të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme