Këngëtarja e muzikës pop-folk e cila u bë e famshme së fundmi me bashkëpunimin me këngëtarin Flori Mumajesi, ka bërë një deklarim skandaloz duke e stigmatizuar gjininë femëore si të paaftë për t’ia dalë pa ndihmën e burrave.
E ftuar në emisionin NIN, Shkurte Gashi që është e kërkuar nëpër dasma dhe salla të mbrëmjeve tallava gjatë verës, teksa e pyetur autorin e emisionit Alaudin
Hamiti nëse e zgjedhë autoren e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu apo dizejantorin Valdrin Sahiti, ka bërë një deklarim të tmerrshëm duke bërë dallime të mëdha gjinore.
Pasi Hamiti zgjodhi shoqen e saj në vend të shokut, këngëtarja duke tentuar të komplimentojë për zgjedhjen, bëri një deklarim seksist.
“Valdrin ti je i fuqishëm si mashkull kurse Liberta duhet me pas përkrahjen e fortë”, ka thënë këngëtarja e pop-folk muzikës.
Përndryshe gjatë emisionit ajo ka folur gjërë e gjatë për gjëra të ndryshme shumicën e kohës duke treguar sesi ia ka dalë ajo si grua në skenën e muzikës tallava./arbresh.info/
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...