Artistja e njohur, Shkurte Gashi e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet së bashku me partnerin e saj, Albert Limani në periudhën e saj të shtatzënisë.
Këngëtarja e shumë hiteve deri më tani është kujdesur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj personale, shkruan portali arbresh.info
Lidhur me njeriun që ia ka rrëmbyer zemrën u mësua më shumë, pasi artistja bë nënë për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Çifti pritën në jetë djalin që e pagëzuan Mal, ndërsa kohë pas kohe në profilin e Shkurtes në Instagram kemi parë fotografi familjare.
Sot Shkurta ka postuar imazhe nga periudha e shtatzënisë, në të cilat paraqitet së bashku me Albertin, teksa në fund ndodhet një fotografi e djalit.
“Periudha jonë e bukur”, -ka shkruar ajo.
Artistja e mirënjohur po ashtu duket se për shkak të angazhimeve personale prej kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. /arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...