Google ADS

Shkurte Fejza hyn në politikë? Ja çka thotë bashkëshorti i saj!

23:09 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Në prag të zgjedhjeve të reja, partitë politike në Kosovë, tashmë janë vënë në lëvizje për të inkuadruar brenda strukturave të tyre analistë politikë, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile e madje edhe këngëtarë.

Ftesa për t’i hyrë politikës ka marrë edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejza. Madje janë disa parti që i kanë dërguar ftesë asaj për t’iu bashkuar politikës.

Partia e fundit që e ka ftuar këngëtaren Shkurte Fejza për t’iu bashkuar në rrugëtimin politik ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

Lajmin për ftesat partiake ndaj këngëtares e ka konfirmuar bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.

Ai ka thënë se gruaja e tij për momentin nuk ka ndonjë ambicie për të hyrë në politikë.

“Zakonisht partitë ofrojnë ftesa, thërrasin për çdo ditë. Duan ta kenë emrin e saj në parti. Çdo ditë të gjitha partitë po bëjnë ftesa për ta pasur Shkurten në subjektet e tyre”, ka thënë, bashkëshorti i këngëtares.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme