Google ADS

Shkurte Fejza e ‘mbytë’ fotoshopin

18:10 | 3 Maj 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, shkruan arbresh.info

E shumica prej tyre shpesh akuzohen për përdorimin e tepërt të fotoshopit.

Por si duket kësaj nuk ka mundur t’i ikte edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza. Postimi i saj i fundit në ‘Instagram’ ka marrë vëmendje të madhe falë editimit të fotos.

Ajo është shfaqur me stil teksa dukjen e ka shoqëruar me një grim të lehtë.

Ky imazh në krahasim me imazhet e tjera bën që të vërehen dallimi i madh mes tyre.

Ndërkohë, me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar shumë si në stil ashtu edhe pamje.

Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë aktive në punën rreth këngëve të reja, ndërsa nuk mungon edhe në ahengje e dasma të shumta. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme