Menjëherë pas publikimit të këngës “Nuse, mësues”, Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli morën shumë kritika negative për tekstin seksit të këngës.
Madje, kënga e tyre kushtuar nuseve, nxiti debate të ashpra në rrjetet sociale dhe reagime të organizatave të ndryshme për mbrojtjen e grave, të cilat e cilësuan tekstin e këngës një tekst që përmban gjuhë të urrejtjes dhe cenim i të drejtave të grave, shkruan arbresh.info.
Kjo duket se ka bërë që Shkurta dhe Gresa të bllokojnë komentet në Youtube, të cila po ashtu ishin kundër tekstit që përmban kjo këngë.
Ndryshe, Liridona Sejarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore kishte reaguar ashpër ndaj teksti të kësaj kënge, duke thënë se ajo përmban gjuhë të urrejtës ndaj gruas.
“Fenomeni i seksizimit e gjuhës së urrejtjes e përfshinë krejt estradën tonë. Na kemi me vazhdu edhe me këngët e tjera, për këtë që ne duhet me pas sukses, duhet me na u bashkëngjit edhe mediat”, kishte thënë Sejarina./arbresh.info/
Teksti i plotë i këngës:
Ah moj nuse sikur msuse
N’shpi t’burrit mban ligjërata
S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës
S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat
Mori nuse vezulluse
Ma e reja je n’ket shpi
Dikush tjetër ma i vjetër
Pun’t ma mirë se ti i di
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daq pun’t mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë
Ah moj nuse lumja nuse
Bijat për ty e shqyen defin
Me gëzim të madh ty të kanë pritur
Prandaj ti mos jau prish qejfin
Me fol but e me dëgju
Nana ty nuse t’ka mësu
Vjehrrën me e respektu
Ti nderon prindërit e tu
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mirë fjalt
N’daç punt mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë
Ref…x2
Fjala prish e fjala ndreq
Zgjidhi nuse ma mir fjalt
N’daç punët mos me i pas keq
Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...