Google ADS

Shkroi për Rita Orën në Facebook, e pushojnë nga puna

10:35 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Një nikoqire ajrore pretendon se është detyruar të largohet nga puna në Virgin Atlantic pasi kishte lavdëruar një nga pasagjerët e klasit të parë.

E kjo pasagjere për të cilën bëhet fjalë është hiç më pak se kosovarja me famë botërore Rita Ora, transmeton portali arbresh.info

rita ora

Charlotte Whittingham i kishte shërbyer Rita Orës në një fluturim nga Londra në Los Anxhelos dhe nuk duroi pa postuar për të në Facebook.

Ajo i kishte thënë të dashurës që Rita ishte si një “pikturë vaji” pasi Stacey Mc Clean kishte thënë se sa fatlume ishte që kishte qenë në një fluturim me Ritën.

Dy javë më vonë, asaj i është thënë që duhet të japë dorëheqje apo të përballet me procedurat disiplinore për postimin, sipas the Sun.

“Vetëm shkrova se ajo dukej si pikturë vaji, ajo ishte shumë e bukur, sepse më dukej pa të meta”, është shprehur stjuardesa e pushuar.

Me rregulla të kompanisë Virgin është e ndaluar të jepen detaje të pasagjerëve të famshëm./arbresh.info/

rita ora 4390a3b100000578-4825252-image-a-14_1503732227176 4390a3de00000578-4825252-image-m-11_1503732169484 4390a3d000000578-4825252-image-m-13_1503732184032

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme