Sipas mediave botërore, Angelina Jolie ia ka vërë syrin kolegut më të ri Garrett Hedlund, i cili është i papërmbajtshëm sikur Brad Pitt.
Shkurorëzimi mes tyre është raportuar gjerësisht në media, dhe që atëherë i kanë lidhur me shumë të famshëm nga Hollivudi
Edhe pse doli të jetë informacion i pasaktë, tabloidi amerikan “Radar” pohon se Angelina aktualisht është shumë e interesuar për aktorin Gareth Hedlund.
“Mesazhet e shkëmbyera, pastaj janë marr vesh që të takohen. Kanë planifikuar që të kenë një darkë intime”, tha një burim i afërt me Jolien dhe shton se “hapat e parë i ka marrë Garrett”.
Ironikisht, roli i parë i Hedlundit ishte së bashku me Brad Pitt, me të cilin luajti në filmin Troja të vitit 2004.
Personat e brendshëm pohojnë se shkëndijat e dashurisë mes tyre lindën gjatë xhirimeve të dramës “Unbroken”.
Përndryshe, Hedlund ishte katër vjet në lidhje me aktoren e famshme Kirsten Danst. /Telegrafi/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka