Duket se pushimet në Kanada nuk kanë shkuar dhe aq mirë për ikonën e modës, Victoria Beckham.
Mesa duket Victoria është bërë pjesë e një incidenti gjatë kohës që po bënte ski, pasi ajo është fotografuar teksa dilte nga hoteli me këmbën e thyer.
43-vjeçarja është fotografuar në Londër, teksa në duar mbante edhe patericat, të cilat e ndihmonin të ecte pasi këmba e saj ishte e fashuar.
Pavarësisht se e sëmurë, anëtarja e grupit “Spice Girl”, duket se e ka të pamundur të qëndrojë në shtëpi dhe të mos punojë.
E veshur me shumë stil, një bluzë të zezë dhe pantallona blu, Victoria u fotografua teksa ngjitej në makinë./Top Channel
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...