Modelja e njohur, Arbenita Ismajli duket se po e vazhdon jetën normalisht pas skandalit me Feron.
Skandali i dhunës bëri bujë të madhe në rrjet po mesa duket modelja do e ndjekë çështjen ligjërisht pasi ka punësuar dhe një avokat.
Teksa ajo dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin, shkruan Arbresh.info
Modelja ka postuar një fotografi ku shkruan “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”
Kujtojmë se Fero është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim.
Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.