Sherri mes Big Mamës dhe Antonelës/ Ish-konkurrenti i “Big Brother” zbulon prapaskenat

09:40 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Debati është komentuar shumë nga opinionistët e spektaklit, të cilët nuk i japin të drejtë asnjërës palë.

Për disa të tjerë, ky sherr i ngjan më shumë një skenari të parapërgatitur. Pikërisht të këtij mendimi janë dy ish-konkurrentë të Big Brother të edicioneve të kaluara.

Anaid Kaloti, fituesi i edicionit të gjashtë të BB, ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një bisedë me fituesin e edicionit të tetë, Vesel Kurtishajn.

Në bisedën e zhvilluar në “Whatsapp”, thuhet se Big Mama e ka në kontratë që do qëndrojë deri në datën 25 dhjetor.

Sipas kësaj bisede, sherri me Antonelën është vetëm preteksti për të zbatuar “kontratën”, nëse ekziston një gjë e tillë./Panorama.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme