Sherr në ‘Top Channel’ gazetari debaton me Anxhela Peristeri

09:38 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Mbrëmjen e sotme, në “Top Show” kanë qenë të ftuar Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi.

Ata kanë promovuar klipin e tyre më të ri “Qesh”, por mesa duket jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti fillimisht i është drejtuar Aurelit dhe Anxhelës duke thënë se kënga nuk i ka pëlqyer shumë dhe se klipi është paksa vulgar.

Madje, sipas tij, klipi i përket klipeve të viteve 1999-2000.

Ndërkohë që pjesë e kësaj bisede është bërë edhe Anxhela e cila i bën të qartë Ervinit se gjërat e bukura janë ato të thjeshtat.

Por Ervini vazhdon të mbrojë idenë e tij duke thënë:” ky është një perceptim i imi, cili është bazuar në disa njerëz që dinë potencialin tuaj.

Kur ju dëgjojnë në muzikë live thonë çfarë zëri ka Aureli dhe Anxhela”.

Ervini ka bërë një lapsus ndërkohë që ka qenë duke folur, gjë e cila bëri që Aureli të kapej pas asaj pjese duke u vetmbrojtur me frazën: “problem i gazetarëve është se flasin me 100 në orë”.

Atë ç’ka ka thënë Ervini e ka mbështetur më tej edhe Albana Osmani e cila ju është drejtuar të ftuarve duke thënë se kënga e tyre ngjan më shumë me këngët tallava por këngëtarët vazhdojnë të tregojnë se kënga është pëlqyer nga masa.

Diskutimi është thelluar më pas mes Anxhelës dhe Ervinit, e cila i tregon se kënga është e bazuar në tradita dhe ajo e vendos vetë se çfarë dëshiron të këndojë.

Për ta mbyllur këtë diskutim, moderatori Alban Dudushi ka ftuar në skenë maestron e orkestrës, Gentin i cili ka thënë se kënga ka shenja të muzikës ballkanike./Blitz.al/

Të ngjashme