Një situatë shumë e tensionuar është regjistruar në puntatën e sotme të emisionit të dashurisë “Përputhen”.
Lindita akuzoi Çimin se e ka përdorur, ndërsa konkurentes i është kundërvënë Olti, një nga djemtë me të cilët ajo ka pasur takime për njohje.
Olti tha se ka qenë ajo që ka përdorur meshkujt. Kjo deklaratë ka sjellë irritimin e Linditës, e cila ka humbur vetëkontrollin dhe është ngritur nga karrigia dhe e ka kapur për fyti, teksa e ka quajtur plehrë.
Pjesë nga debati:
Olti: Na ke përdorur të gjithëve.
Lindita: Po Armandon e kam përdorur unë.
Olti: Më bëhet qefi për këto dy që u lidhën, sigurisht Çimi ka bërë zgjedhjen më të mirë për veten e tij, për jetën e tij. Ti je provokatorja. Ke bërë çmos si e si për të bërë xheloz Çimin, me sjelljen ndaj meje, me i hip Ilirit në kurriz, me kërcyer me këtë, me dalë me Samiun, me i nxjerrë kallamin samit, tani nuk e di ça i ke nxjerrë Armandos.
Lindita: Olsa kërkoj ndërprerjen e programit.
Olti: Ke bërë çmos… Për çfarë? Për çfarë?
Bora Zemani: Për çfarë kërkon ndërprerjen e programit Lindita?
(Lindita shkon drejt Oltit dhe e kap për fyti)
Lindita: Ti nuk je askushi këtu…
Olti: Për çfarë?
Lindita: Ti nuk je askushi këtu, ti të më thuash mua përdor meshkujt mo plehrë. Unë nuk dua…
Olti: Unë bëj cfarë të dua unë jo çfarë të thuash ti.
(Lindita del nga studioja duke qarë dhe ofenduar).
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje