“Sherr” në çift, çfarë ndodhi mes Ejonës dhe Ademit

19:35 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Ademit i duket shumë i shkurtër fundi i Ejonës, ja çfarë i thotë ai ne bisedë e sipër qe duket se është e tensionuar per diçka qe Ademi duket se e kishte humbur
Biseda:

Ademi: O Jon a e kupton që mbarova nga koka?

Jona: E di mo zemër.

Ademi: Po nuk hapet dera atje.

Jona: OK. Po a ishte faji im?

Ademi: Po faji jot ishte. Dhe ky nuk është fare për tu veshur. Me këtë nuk ulesh dot. Më këtë dukesh si fik-fare.

Jona: E dua për plazh ose kur të na vijë pishina.

Historia e tyre e dashurise

Ejona dhe Ademi nga Berati, janë njohur bashkë 7 vite më parë dhe vazhdojnë të duhen si ditën e parë, një arsye më shumë është edhe ardhja në jetë i djalit të tyre të vetëm, Arturit.Ejona 23-vjeç qëndron në shtëpi dhe kujdeset për djalin, ndërsa Ademi 25 ka marrë përsipër përgjegjësitë e burrit të shtëpisë dhe punon si mekanik.

Në kushte ekonomike të vështira, dy të rinjtë nuk e kanë provuar kurrë luksin e të fjeturit në një krevat, privilegj ky që do ta përjetojnë gjatë qëndrimit në shtëpi. Jeta për Jonën ka qenë e vështirë.Për shkak të sëmundjeve të rënda humbi njëri pas tjetrit prindërit në moshën 3 dhe 8 vjeçare.

Ishte halla e saj ajo që i qëndroi pranë duke i dhuruara dashurinë e nënës dhe babait. Në moshën 14-vjeçare ajo është diagnostikuar me kancer dhe pas shumë kimioterapive arriti të mposhtë sëmundjen.Në moshën 16-vjeçare është njohur me Ademin dhe që atëherë, kanë qenë të pandarë përpara çdo sfide. Ata janë bashkë në këtë garë, në luftë për të fituar 100 milion lek gjatë 100 ditëve të qëndrimit në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme