Aktori i njohur Jul Deda foli publikisht në emisionin “Thumb On” në RTV Ora për sherrin virtual me gazetaren Mira Kazhani. Ai u shpreh se do i kërkojë falje publike vetëm nëse ajo i kërkon falje grave të Astirit.
“Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status, ajo duke qenë se është një person që gabon shumë e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të. Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull, pasi e gjithë grania është lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetren, nuk pres që një grua apo femer të dalë të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur dhe presekutuar.
Ti gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u merzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi.
Fatma: Po të jesh burrë, i kërkon falje publike.
Jul Deda: Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë.
Fatma: Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir? Jul Deda: Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i.
Çfarë ka ndodhur mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit?
Julian Deda dhe Mira Kazhani janë përfshirë në një sherr me njëri tjetrin. Shkak i këtij sherri ka qenë qëndrimi i Mirës për protestën e Astirit. Ai përmes një statusi në “Facebook”, e ka ironizuar duke i kerkuar t’i gjendet një burrë Mirës.
“Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet, se gjynah!”, ka shkruar Juli.
Postimit të Julit i është kundërpërgjigjur menjëherë edhe Mira:
“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa shoh as gruaja jote nuk ka”, ka shkruar Mira Kazhani.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...