Google ADS

Sherr, akuza e ofendime, a do të përfundojnë në gjyq Eni Çobani dhe Agron Llakaj

00:18 | 9 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Armiqësia mes aktorit Agron Llakaj dhe juristes Eni Çobani është tashmë e ditur.

Ka qenë aktori i humorit, ai që fillimisht imitonte juristen Eni Çobani në “Al Pazar”.

Pas shumë kohësh, reagoi vetë Eni Çobani e cila e akuzoi aktorin e humorit për prishje të imazhit.

“Por unë po e lë atë njeri të hajë bukë!”-u shpreh Çobani asokohe duke shpjeguar se kishte zgjedhur të mos merrte masa ndaj humoristit, ndonëse emrin e tij nuk e përmendi në asnjë moment.

Por Llakaj nuk e la me kaq pasi gjatë një interviste në “Energy Radio” ai e quajti atë si pjesa më banale e “E Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

“Unë me komente nuk merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua.

Por nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit.

Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet.

Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen”-është shprehur Llakaj.

E ndërkohë kur kanë kaluar vetëm pak orë nga deklarata, Çobani ka reaguar sërish duke ruajtur indiferentizmin ndaj kësaj çështje.

“Te jesh i lire eshte e drejte themelore e cdo kujt qe vjen ne jete,por te jetosh dhe te flasesh si njeri i lire eshte virtyt dhe vlere”- shkruan Eni Çobani në Instagram./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme