Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA

23:15 | 6 Janar 2025
E.H

Lousiana ka deklaruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve në Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i vdekjes në SHBA që ka lidhje me këtë virus, i cili ka shkaktuar shqetësime për shëndetin publik.

Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si H5N1, mund ta transmetojnë shpendët e egër dhe ato të fermave dhe ndonëse përhapja tek njerëzit ka qenë e rrallë, raste të infektimit janë regjistruar në disa shtete.

Organet shëndetësore janë duke marrë masa të kujdesshme dhe rekomandojnë përforcimin e masave të sigurisë për të mbrojtur popullsinë nga rreziku i mundshëm.

Ky incident ka nxitur shqetësime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke bërë që autoritetet të rishikojnë protokollet për monitorimin dhe menaxhimin e këtij virusi, duke përfshirë ndihmën për fermat dhe zonat me shpendë të infektuar. / abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme