Është shënuar 42 vjetori i vdekjes së Elvis Presley.
Fansat e këngëtarit Elvis Presley kanë mbajtur në duar qirinj, teksa kanë vizituar varrin e legjendës së muzikës rock ‘n’ roll në Memfis të Shteteve të Bashkuara, për të shënuar 42-vjetorin e vdekjes së tij.
Presley ka vdekur më 16 gusht të vitit 1977, në moshën 42-vjeçare. Ceremonia e përkujtimit të tij organizohet çdo vit, pasi fansat nga e gjithë bota shkojnë për të vizituar shtëpinë ku ka jetuar dikur ai, transmeton Rel.
Mirëpo kjo është vetëm një prej ngjarjeve që organizohet përgjatë gjithë javës, në shenjë përkujtimi për muzikën që ka krijuar. Konsiderohet se 500,000 persona vizitojnë brenda vitit vendin ku ka jetuar në Graceland, derisa vetëm gjatë kësaj jave aty do të jenë 20,000 persona.
Presley ka fituar vëmendje më 1956 për shkak të stilit që ka pasur, si dhe për këngët që kanë qenë pjesë e një morie filmash në Hollywood.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata