Sharon Stone ka zbuluar se ajo dhe motra e saj Kelly ishin abuzuar seksualisht nga gjyshi i tyre dhe pretendon se gjyshja e tyre nuk ka ndihmuar aspak, pasi i kishte mbyllur ato në dhomë.
Stone, 63, bëri zbulimin në kujtimet e saj të botuara në librin e fundit “The Beauty of Living Tëice”, transmeton portal arbresh.info
Ajo thotë se ajo dhe Kelly u vendosën në një dhomë me gjyshin e tyre, kur ishin fëmijë, dhe se gjyshja ua mbylli derën, duke lejuar që ai ti ngacmonte ato.
Stone u rrit në Meadville, Pennsylvania. Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar si fëmijë dhe hyri në klasën e dytë kur ishte pesë vjeç.
Në libër ajo ka përshkruar edhe ditët me sëmundjen e saj, kur edhe ishte shumë afër vdekjes.
Ajo u shpëtua nga një operacion që zgjati rreth shtatë orë dhe më pas ajo ka përfaquar Budizmin.
Në fund të librit, Stone shkruan “unë mësova t’i shoh gjërat ndryshe”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...