Në kujtimet e saj, “The Beauty of Living Twice”, Sharon Stone ka folur për shqetësimet që ajo ka përjetuar gjatë karrierës së saj dhe pranoi se xhirimi i filmit “Basic Instincts” ishte shumë i vështirë për të.
Stone, e cila ishte 32 vjeç në kohën e xhirimeve, tha se asaj iu premtua se zonat intime nuk do të ishin të dukshme në ekran, kështuqë ajo pretendon se ishte mashtruar për filmimin e skenës së kultit ku duhej që të kryqëzonte këmbët, transmeton portal arbresh.info
Ajo shtoi se e kuptoi që marrëveshja nuk ishte respektuar kur pa versionin përfundimtar të filmit në një dhomë plot me agjentë dhe avokatë, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me projektin.
“Kjo ishte hera e parë kur pashë vaginën time, edhe pse ata më thanë që asgjë nuk do të shihej”, tha ajo.
Pasi shikoi filmin, Stone thotë se ajo i dha një shuplakë regjisorit Paul Verheven, shkoi te makina e saj dhe thirri një avokat, megjithëse ishte informuar në takimet vijuese se nuk kishte shumë zgjedhje.
“Mendova dhe mendova dhe vendosa ta lejoj këtë skenë në film. Pse? Sepse ishte e duhura për këtë film dhe për personazhin, dhe më në fund sepse e bëra gjithsesi,” përfundoi Stone./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...