Google ADS

Sharon Stone mbron aktorin James Franco: “Tani, ai është djalë i keq?!”

01:02 | 14 Mars 2018
Trina Galanxhi

Sharon Stone i ka dalë krah aktorit mjaft simpatik, James Franco, i cili u akuzua për ngacmime seksuale nga një numër i madh i grave.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin e WTF të Marc Maron, aktorja 60-vjeçare, i doli në krah aktorit, duke e quajtur atë “të dashur, simpatik, të këndshëm dhe i ëmbël”, transmeton portali arbresh.info

“Unë jam e tronditur nga kjo që po ndodh”, tha ajo. “Si ka mundësi, që për një moment ai u bë djalë i keq? Unë e njoh atë, kam punuar me të…ai është mik i mirë dhe profesionalist. Absolutisht jam e tronditur nga kjo që po ndodh.”

Sharon Stone nuk ka marrë pjesë në fushatën #MeToo dhe në lidhje me ngacmimet seksuale në botën e filmit, ajo është përgjigjur duke thënë: “I kam parë dhe i di të gjitha”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme