Shakira ka folur pa e përmendur për asnjë moment emrin e Piqué, por duke fokusuar lidhjen e tyre të dështuar. Një tjetër terapi e saj… Gjysmë viti pasi u zyrtarizua divorci mbas një dekade së bashku, kolumbianja ka dhënë intervistën e saj të parë për programin “Las estrellas”, në Meksikë.
Artistja ka vendosur të flasë në vetën e parë. Pa refrene, siç ka bërë muajin e fundit me mesazhet përmes këngëve të tij, si ‘La monotonía’, ‘Bizarrap’s Session #53’ apo më e afërta, ‘TQG’ me Karol G-. Ylli i pop-it është treguar e sinqertë kur ka shpjeguar se ende po kalon një periudhë të vështirë:
“Unë qëndrova në heshtje dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Po, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar dhimbjen e ndarjes. Jam në sy të publikut, dhe sepse ndarja jonë nuk ishte normale. Ndarja ka qenë e vështirë, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”.
Gjithë kësaj, Shakira i ka shtuar edhe atë që u prish gjatë rrugës: “E kam dëgjuar edhe atë histori që gruas i duhet një burrë, kam ëndërruar edhe një familje me baba dhe nënë në të njëjtën shtëpi. Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe kam arritur ta kuptoj nga një këndvështrim tjetër dhe të ndiej se sot i mjaftoj vetes. Kur një grua përballet me jetën, ajo del më e fortë”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...