Këngëtarja e njohur Shakira është pranë burgosjes.
Shakira “mund të përballet me burgosje për shkak se ka përfituar miliona euro pa paguar taksa”.
Kështu shkruajnë mediat spanjolle sot të cilat thonë se këngëtarja kolumbiane i është shmangur tatimeve spanjolle duke përfituar miliona euro.
Kështu këngëtarja kolumbiane pritet që të përballet edhe me burg nëse vërehen gjetjet e prokurorisë së policisë financiare në Spanjë, transmeton GazetaExpress.Autoriteti tatimor i Spanjës ka kërkuar që të zbulohen në përpikëri financat e këngëtares 40 vjeçare, sidomos gjatë viteve 2011 dhe 2014 ku besohet se ajo i është shmangur tatimit.
Agjencia tatimore e Spanjës ka shkruar se Shakira ka jetuar në Spanjë gjatë kësaj kohë dhe për këtë gjë është dashur të paguajë taksa për përfitimet e saj në tërë botë jo vetëm për fitimin brenda në Spanjë, respektivisht në Katalonjë, ka shkruar sot e përditshmja La Vanguardia.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...