Google ADS

Shakira rrëfen se si familja ndikoi në karrierën e saj

00:30 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Shakira mund të jetë një këngëtare me shumë çmime Grammy, por këto ditë ajo e ka muzikën hobi.

Këndimi ka marrë një ulëse prapa amësisë për 40 vjeçaren kolumbiane, e cila ka dy djem të moshës 4 dhe 2 vjeç, shkruan Billboard, përcjell Klan Kosova.

Nga momenti që u bë nënë, këngëtarja pati një mungesë të gjatë në muzikë.

“Për vite me radhë e kalova jetën duke vendosur pushim në ato gjëra që tani janë prioriteti im, si pasja e një familje. Unë formova një familje, dhe është gjëja më e mrekullueshme, më e rëndësishmja për mua. Më parë unë isha qendra e gjithë botës sime, fillimi dhe fundi, alfa dhe omega, por tani gjërat kanë ndërruar- familja dhe fëmijët janë prioriteti im.”

Këngëtarja është bashkë me futbollistin, Gerard Pique, që nga 2011.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme