Shakira ka dhënë së fundmi një intervistë për “Billboard” ku ka folur hapur mbi divorcin me Gerard Pique dhe jetën e re që ka nisur me djemtë e saj në SHBA.
Mes të tjerash ajo u ndal edhe te këngët e saj të fundit. “The Boss”, që nga fansat është interpretuar si goditje ndaj ish-futbollistit, ka marrë titullin sipas pseudonimit të supozuar që i është vënë Shakirës nga miqtë e Piques pasi ajo nuk arriti të kishte raporte të mira me ta gjatë lidhjes së çiftit.
Në videon muzikore shfaqet edhe dadoja që dyshohet se Pique e pushoi pa pagesë.
Në një tjetër prej këngëve të saj, “Copa Vacia” Shakira shfaqet si një sirenë, që në fund “kthehet në det sepse është fati i saj”.
Ylli shpjegoi: “Sirena është një simbol që përfaqëson atë pjesë timen që u rrëmbye dhe u mor nga bota që i përkiste në një bote ku nuk i përkiste.
Një botë ku ajo duhej të bënte sakrifica të mëdha. Një botë ku ndoshta i mungonte oksigjeni. Por në fund, ajo kthehet në det sepse është fati i saj, ashtu siç u ktheva unë në Miami.
Kjo sirenë fillimisht u rrëmbye dhe më pas, për hir të dashurisë, është pranë këtij burri, rob dhe e mbyllur në një farë mënyre. Duke sakrifikuar mirëqenien e saj dhe atë që është e natyrshme për të për dashurinë. Dhe më pas ajo përfundon e hedhur në koshin e plehrave dhe e rrethuar nga minjtë”.
Ikona e pop-it tha se tani ajo po e përqëndron energjinë e saj te fëmijët e saj, por ndonjëherë ‘lufton’ me të qenit një nënë beqare. Dyshja kanë së bashku dy djem, Milanin 9 vjeç dhe Sasha 7 vjeç.
“Ndonjëherë mendoj se të qenit nënë beqare dhe ritmi i një ylli të popit nuk përputhen. Më duhet t’i shtroj fëmijët e mi në shtrat, të shkoj në studio; gjithçka është shumë e ngarkuar”.
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...