Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka lansuar para pak orësh këngën e saj më të re të quajtur “ Me enamore” (Jam dashuruar).
Këngëtarja 40 vjeçare kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram, foto të fansave të cilëve u kishte bërë befasi kartolinat që tregonin për këngën e re.
Në lidhje me projektin e përfunduar ajo u shpreh: “ Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këngën më të re ‘Me Enamore’. Kjo këngë transmeton momente të jetës sime kur rashë aq shumë në dashuri sa që praktikisht jam ngjitur në pemë”, ka shkruar ajo në njërën nga kartolinat me fotografi të saj duke e përqafuar pemën, shkruan Billboard.
Kënga deri tash ka marrë mbi 6 mijë klikime dhe është komentuar pozitivisht nga fansat, të cilët tash e një kohë kanë qenë në pritje të kësaj kënge.
Së fundmi janë postuar fotografi të djalit të vogël të Shakirës dhe të futbollistit Gerard Pique, të quajtur Sasha, i cili shihet duke luajtur me top, dhe duke e bërë një performancë shumë të mirë për moshën e re që e ka. Si duket djaloshi po ecën drejt hapave të babait.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë