Shakira jo në gjëndje të mirë emocionale pas ndarjes nga Pique

23:09 | 27 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Carlos Vives, ka konfirmuar se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.

Vives , i cili publikoi këngën ‘La Bicicleta’ në bashkëpunim me artisten në vitin 2016, pranoi se Shakira kohëve të fundit nuk ka qenë shumë mirë.

“Ajo është shumë e trishtuar dhe po kalon një kohë shumë të vështirë”, tha Vives gjatë pjesëmarrjes në një gala që festonte 30 vjetorin e radiostacionit muzikor Cadena 100.

Vives shtoi më tej se, vetëm fjalë të mira ka për të thënë për Piquen dhe shmangu diskutimin e thashethemeve të tradhtisë që rrethonin lojtarin, duke uruar më të mirën për të dyja palët.

Pique u pa në Londër përpara Wimbledonit, ku disa raportime thonë se ai theu telefonin e një fotografi të shtypit pasi ky i fundit u përpoq të merrte imazhe të yllit të Barcelonës./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme