Këngëtarja kolumbiane Shakira dëshmoi në gjykatë në kuadër të hetimit të hapur në lidhje me akuzat ndaj saj për evazionin fiskal në vlerën rreth 14.5 milionë euro në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka mbërritur në gjykatën Esplugues de Llobregat në Barcelonë, Shakira ka qëndruar për rreth 1.5 orë në gjykatë.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se për të penguar marrjen e pamjeve nga mediat gjatë hyrjes dhe daljes në gjykatë, këngëtarja kolumbiane nëpërmjet avokatit të saj ka marrë me qira një vend në autoparkingun privat që ka hyrje të drejtpërdrejtë në gjykatë.
Ndërkohë rikujtohet se gjyqtari ka kundërshtuar më parë kërkesat për njohjen e privilegjeve në parandalimin e marrjes së pamjeve nga shtypi për shumë sportistë dhe artistë të cilët janë ndodhur në një situatë të ngjashme kohë më parë, të tillë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Alejandro Sanz dhe Miguel Bose që kanë qenë të detyruar të shkojnë në gjykatë për shkak të hetimeve penale ndaj tyre në Spanjë.
Po ashtu edhe këngëtares kolumbiane theksohet se i është refuzuar kjo kërkesë, por se Shakira nëpërmjet avokatit të saj ka marrë me qira një vend në autoparkingun privat që ka hyrje të drejtpërdrejtë në gjykatë duke anashkaluar edhe gazetarët.
Në anën tjetër në lajmet në shtypin spanjoll të cilat bazohen në burimet e gjykatës pretendohet se Shakira ka paguar borxhin e saj tatimor të cilin financa e ka kërkuar prej saj.
Në aktakuzën e paraqitur nga prokuroria, këngëtarja Shakira akuzohet se ka treguar vendbanimin e saj në ishujt Bahama për të mos paguar tatimet në Spanjë dhe se ajo ka kryer evazion fiskal në vlerën rreth 14.5 milionë euro duke kryer 6 krime të ndryshme financiare gjatë viteve 2012-2014.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...