Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, ka tash e sa kohë që po përballet me sfida të ndryshme në jetën e saj.
Mes një divroci publik me ish-burrin e saj, futbollistin Gerard Pique, ajo po vuan njëkohësisht edhe faktin se babai i saj është i sëmurë tash e sa kohë dhe se aktualisht ndodhet në spital.
Të martën, ajo ndau me afro 77 milionë ndjekësit e saj në Instagram një video vërtet emocionuese, ku shihej në spital me babain e saj.
View this post on Instagram
Mes të tjerash, Shakira tregon ushtrimet fizioterapike të të atit të saj, i cili fillimisht i kryen ato me ndihmën e vajzës së tij, por më pas arrin t’i bëjë ato edhe vet.
E lumtur për forcimin e babait, këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” mund të shihet duke puthur këmbët e tij nga gëzimi.
“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloweenit”, ka shkruar Shakira në mbishkrimin e videos, transmeton telegrafi.
View this post on Instagram
Në anën tjetër, ish-burri i saj Pique raportohet se ka nisur një lidhje të re tash e sa kohë me studenten 23-vjeçare, Clara Chia. /
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...