Agjencia e Modës Shqiptare në New York prezantoi këtë vit koleksionet e fundit të Javës së Modës Shqiptare, të cilat mahnitën blerësit dhe të pranishmit. Organizuar nga Mrika Krasniqi, sfilata u mbajt me 25 mars 2017 në Astor Room, Kaufman Studios në Nju Jork. Dizajnerët shqiptarë të modës paraqitën punimet e tyre të veshjeve para dhjetëra shqiptarëve por edhe audiencës ndërkombëtare në New York.
Në këtë festival u prezantuan rreth 100 veshje të dizajnuara nga Ardi Asllani, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie Elshani, Flora Select, Afërdita Adela dhe Aida Selimaj. Të pranishëm ishin edhe mediet e huaja dhe fashionista që ndjeknin këtë ngjarje për të mësuar më shumë rreth modës shqiptare.
Supermodelet shqiptare ishin: Arselajda Buraku, Xhesika Berberi, Yvone Devilla, Juneesa More, Racheal Stakphone dhe Sabina Perlleshi. Modelet e tjera që morën pjesë në këtë sfilatë prestigjioze janë: Njomza Qosaj, Floridona Mavraj, Valdeta Zherka, Edra Makbuli, Alemada Makbuli, Laura Prishtina, Selmawit Dessie dhe Anita Kastrati. Koleksionet e prezantuara janë pritur shumë mirë nga pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që e ndoqën ngjarjen live nëpërmjet rrjeteve sociale.
E veçanta e këtij edicioni ishte edhe festa e javës së modës ku kishte mysafirë shumë të veçantë nga National Association of Buyers & Selers, National Fashion Accessories, Professional Association of Customs, dhe poashtu si mysafir special ishin prezent edhe rap grupi i famshëm Etnon.
Në këtë ngjarje kishte edhe njerëz të tjerë që merren me makeup si Shqipe Namani, Shqipe Gjocaj, Besiana Hoti dhe Enlireta Elshani dhe stilistët e flokëve Nazim Salihu, Hana Merdita dhe Naser Behluli.
Moderator i kësaj mbrëmjeje të veçantë ishte aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli i cili rriti në maksimum disponimin e publikut.
Këtë ngjarje e ndoqi nga afër edhe Ambasadorja e Shqipërisë në UN – Besiana Kadare.
Së shpejti mbahet edhe edicioni i 6-të i Javës së Filmit Shqiptar në New York ku komuniteti do të ketë mundësi të shoh filma shqiptarë në kinematë e New Yorkut.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...