Seritë e reja të serialit hit Narcos, prodhim i Netflix-it do të zhvendosen në Meksikë pas rënies së bosit të drogës Pablo Escobar dhe të kartelit Cali.
Sezoni i katërt do të shfaqë Michael Pena, i cili kohëve të fundit luajti në filmin Ant Man dhe Diego Luna, cili u paraqit në Star Wars Rogue One, transmeton portali arbresh.info nga AFP.
Trajleri i ri nuk ka dhënë detaje për storjen apo karakteret që do të portretizohen, por në video është paraqitur bendi meksikan i mariaçit, ndërsa re të pudrës së bardhë që besohet të jetë kokainë, del nga instrumentet e tyre.
“Guadalajara nuk është vetëm vendlindja e mariaçit dhe tekilës, është gjithashtu vendi i sezonit më të ri të Narcos. Do të vijë më 2018”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Gudalajara është kryeqyteti i Jaliscos dhe është një nga kartelet më të rrezikshme të drogës, ku së pari nisi me kontrabandimin e heroinës dhe marihuanës e më vonë dhe kokainës në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...