Seriali i ri horror në NETFLIX, Typewriter po i lë shikuesit të tmerruar dhe të paaftë për të fjetur në sajë të përmbajtjes frikësuese të këtij produksioni.
Seriali i frikshëm, i cili është vendosur në Indi, është duke u kritikuar nga publiku që nga publikimi i tij javën e kaluar.
Dhe ndërsa seriali mund të ketë tre fëmijë në zemër të komplotit të tij, nuk ka paralajmërim që ky serial nuk mund të shikohet pa praninë e prindit ose kujdestarit.
Shumë shikues janë ankuar se ky serial ka shkaktuar ankth te ata.
Njëri prej tyre tha: “Ndihem kaq i pafuqishëm! Kam provuar të shikoj #typewriter gjatë ditës, por mezi mund të shikoj episodin e parë. Nuk e di se si do mbledh guximin që ta përfundoj deri në fund”.
Një tjetër shtoi: “Shikova #Typewriter dhe definitivisht nuk është për personat me zemër të dobët! Nuk mund ta shihja pa shikuar përreth për të kontrolluar nëse të gjithë ishin mirë në shtëpi!”
Ky serial, i quajtur si versioni i Indisë për “Stranger Things” nga shikuesit, ndjek tre miq të rinj në Goa, të cilët planifikojnë të futen në një vilë të braktisur në kërkim të fantazmave.
Por kur një familje e re dhe vajza e tyre vendosen në shtëpinë e braktisur, miqtë e gjejnë të vështirë të balancojnë kërkesat e shkollës dhe punët e tyre me kapjen e fantazmave të lagjes para se të jetë tepër vonë.
Kasti udhëhiqet nga aktorë të rinj Aarna Sharma dhe Mikhail Gandhi, ndërsa Sarah Gesawat merr rolin si femër udhëheqëse i cili është edhe roli i saj të parë në ekran.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka