Google ADS

Seriali më i dashur për publikun “Friends” do të rikthehet

18:58 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Më në fund pas kaq shumë vitesh pyetjesh e insistimi nga mediat por më tepër nga fansat, një nga protagonistet kryesore të serialit “Friends” i ka dhënë dritën jeshile idesë së një risjellje të një prej sitcom-eve më të sukseshme të të gjitha kohërave.

Ka qenë pikërisht Jennifer Aniston, e cila në serial luan rolin e Rachel Green, që për herë të parë ka shprehur dëshirën e saj që cast-i i famshëm të mblidhet dhe një herë për ti plotësuar publikut dëshirën e tyre më të madhe.

“Që para se seritë të mbaronin njerëzit na pyesnin nëse do të ktheheshim një ditë. Courteney (Cox) , Lisa (Kudrow) dhe unë flasim për këtë, fantazojmë për këtë. Ka qenë puna më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.”- ka thënë Aniston në një intervistë për InStyle.

“Nuk e di si do të dukej seriali në ditët e sotme por nuk i dihet kurrë, shumë shfaqje televizive janë duke u rikthyer”.- ka përfunduar aktorja.

Dhe në fakt shumë seriale të tjerë të viteve 90` i janë bashkuar trendit të “reboot”-eve dhe të shumtë janë ata që dëshirojnë që edhe “Friends” të jetë pjesë e listës, por ka një pengesë, një nga aktorët e cast-it original nuk është dakort me këtë ide.

“E di që Matt LeBlanc ( Joey Tribiani) nuk do ta pyesim më, po ndoshta mund t’ja mbushim mendjen. Ose ndoshta duhet ti lemë dhe pak kohë ta mendojë e nëse nuk është dakort, Lisa, Courteney dhe unë do të risjellim serialin “Golden Girls”.”- ka thënë më tej.

Edhe pse ideja e treshes së vajzave të serialit më popullor të NBC-së në rolin e Dorothy, Rose dhe Blanche në shfaqjen klasike “Golden Girls” duket më shumë se interesante, ne por dhe gjithë fansave të tjerë do na pëlqente më shumë sikur Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross të kthehenin dhe njëherë e ti ndiqnim me të njejtin pasion si dikur.

Të gjithe jemi duke pritur lajmin e mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme