Serena Williams tre muaj më parë u bë nënë e një vajze.
E siç duket pas tre muajve, Serena ka filluar të brengoset për ditën se kur duhet të ndalojë dhënien e gjirit për vajzën e saj, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.
Kampionia e tenisit sot ka vendosur të kontaktoj me nënat tjera në Twitter për t’i pyetur për përvojat e tyre në këtë aspekt.
Ajo ka pyetur nënat se deri kur kanë ushqyer fëmijët e tyre me gji.
” Sa kohë keni ushqyer me gji?. A është e çuditshme që të bëhem emocionale prej tani kur e mendoj se kur është koha për të ndaluar dhënien e gjirit?”, ka shkruar Selena.
Së bashku me postimin ajo ka publikuar edhe një fotografi të ëmbël të vajzës së saj, Alexis Olympia Ohanian./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...