Serena Williams e kishte postuar gabimisht foton me barkun e fryrë (FOTO)

14:19 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Teniserja e famshme, Serena Williams ka thënë se lajmin për shtatzëninë e saj e ka bërë të ditur aksidentalisht pasi kishte postuar fotografi në Snapchat gabimisht.

Fituesja për 23 herë me radhë e Grand Slam kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale duke pozuar në një pasqyrë me barkun që kishte filluar t’i rritej, transmeton arbresh.info.

Williams ka deklaruar se ajo kishte bërë fotografi të barkut të saj në çdo javë të shtatzënisë ndërkohë që kur e kishte publikuar fotografinë ishte në javën e 20’t.

“Po i ruaja për vete dhe gjithçka shkoi mirë deri sa ndodhi aksidenti”, ka thënë Serena./Arbresh.info.

_95790404_serena1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme