Serbja thotë se Kosova është Serbi, komenti i të dashurit të Duas është epik

23:45 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

“Dhëndrri i Kosovës” i bën “diss” komentueses serbe.

Këngëtarja Dua Lipa sot ka arritur në Prishtinë ku do të përformojë në Festivalin Sunny Hill.

Ajo është shoqëruar nga i dashuri Isaac Carew i cili nuk ka hezituar që të ndajë momente me ndjekësit e tij në Instagram.

Në një fotografi i ka komentuar një serbë e cila i thotë “Mirësevini në Serbi”, megjithatë pas kësaj nuk ka qëndruar i heshtur Carew.

Ai i është përgjjur komentueses: “Gjeografia nuk është atribut i juaji, apo jo?”. Kjo është hera e dytë që Carew po qëndron në Kosovë, ai i edhe në vitin 2016 ka shoqëruar Dua Lipën e cila pat mbajtur koncert.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme