Ajo ishte mbretëresha e padiskutueshme e popit në vitin 2020 me albumin e saj jashtëzakonisht të popullarizuar “Future Nostalgia”, i cili është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në ‘Grammy Awards’ të këtij viti.
Tani, Dua Lipa po forcon statusin e saj në industrinë e muzikës si burimi i ri i energjisë së muzikës pop me një paraqitje të lakmuar në kopertinën e revistës “Rolling Stone” në SHBA, ku dukej e seksi me një veshje prej materialit rrjetë që zbulonte linjat e saj trupore, shkruan portali arbresh.info
Gjithashtu këngëtarja tha se gjyshi i saj ishte një historian dhe ajo thotë se kur ndodhi okupimi, forcat serbe “donin që ai të rishkruante historinë” për të cilën natyrisht se ai nuk pranoi,“Ai nuk pranoi, dhe ai humbi punën e tij”, rrëfeu Dua.
“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës.
Dua aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Anwar, 21 vjeç, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, dhe çifti kanë qenë të pandashëm që nga vera e vitit 2019. / arbresh.info/
LDK-ja hap fushatën të shtunën, Abdixhiku fton qytetarët për...
Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘har...
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...
Tre zjarre të shpejta në Los Anxhelos detyrojnë mijëra evaku...
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë